Telegrafi

Chelsea nuk dorëzohet për Danilon

Gjithnjë profesional - Zidane pëlqeu karakterin e lojtarit, por s'mund ta mbajë atë në stol pasi po kërkohet nga shumë skuadra.

Chelsea nuk është jashtë garës për transferimin e Danilos nga Real Madridi.

Edhe pse media të ndryshme me reputacion si BBC dhe ESPN raportojnë se marrëveshja e Danilos me Cityn është punë e kryer, tash thuhet se Chelsea vazhdon të ektë gjasa.

Chelsea dëshiron ta përfshijë në marrëveshje Victor Mosesin për anësorin.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Chelseat

Sky Sport Italia raportoi se City ka paguar 35 milionë euro për lojtarin, por megjithatë media tjera pretendojnë se Chelsea vazhdon të jetë fuqishëm në garë për Danilon.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

Danilo bëri vetëm 25 paraqitje për Realin sezonin e kaluar si rezervist i Dani Carvajalit. /Telegrafi/