Telegrafi

Chelsea me një tjetër plan për ta marrë Ricen, i ofron West Hamit para dhe një futbollist

Declan Rice vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Chelseat për afatin kalimtar të verës.

Skuadra londineze ka qenë ndër më aktivet në Evropë duke marrë emra të mëdhenj si Thiago Silva, Timo Werner, Kai Havertz, Hakim Ziyech, Edouard Mendy apo Malang Sarr.

Por trajneri Frank Lampard mbetet i fiksuar pas mesfushorit anglez Declan Rice, i cili ka dalë nga akademia e Chelseat.

Chelsea prej kohësh po diskuton me West Hamin për lojtarin, por ‘çekanët’ e vlerësojnë rreth 60 milionë euro atë.

Për ta ulur çmimin e kërkuar nga West Ham, Chelsea ka menduar një plan tjetër.

The Blues janë gati të ofrojnë 50 milionë euro, si dhe ta huazojnë në rivalin lokal futbollistin Ruben Loftus-Cheek për dy edicione.

Mesfushori anglez i pëlqen West Hamit dhe tani ky klub po e konsideron ofertën e Chelseat.

Nga ana tjetër nëse Rice transferohet në Stamford Bridges, atëherë kjo do të thotë se nuk do të ketë vend për italianin Jorginho i cili duhet të largohet dhe e ardhmja e tij është te Arsenali ose Roma. /Telegrafi/