Chelsea mund të ketë skuadra të forta në grupin e Ligës së Kampionëve në shortin që hidhet këtë të enjte.
Me Manchester City që zë vendin e parë për fitimin e Ligës Premier, skuadra e Thomas Tuchel duhet të kënaqet me një vend në vazon 2 së bashku me skuadrat e tjera angleze si Tottenham dhe Liverpool, si dhe Barcelonën dhe Juventusin.
Blutë fituan garën më të madhe për klube në Evropë në vitin 2021, por u mposhtën në mënyrë zemërthyese ndaj kampionëve aktual Real Madridit sezonin e kaluar.
Dhe ata mund të përballen me mbajtësit e trofeut në një përsëritje të çerekfinales së tyre dramatike.
Si kampion i Evropës dhe i Spanjës, Real Madridi është në vazon 1.
City dhe Reali i bashkohen në vazon 1 kampionët e Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurt, si dhe skuadra që renditet në vendin e parë në UEFA, Bayern Munich dhe fituesit e tjerë të ligës Milan, Paris Saint-Germain, Porto dhe Ajax – pa skuadra ruse të lejuara.
Chelsea nuk mund të përballet me lojtarët e Pep Guardiolës pasi ata janë nga i njëjti vend, por udhëtimet në San Siro, Allianz Arena ose Parc des Princes do të ishin gjithashtu ndeshje të ashpra.
Duke folur për San Siro, padyshim skuadra më e fortë në vazon 3 është Interi pasi u mposht nga rivalët e tyre lokal në stadium për titullin e Serie A sezonin e kaluar.
Dhe nëse Chelsea nuk fut një klauzolë speciale në kontratë, i huazuari Romelu Lukaku do të lejohet të luajë për gjigantët italianë kundër klubit të tij mëmë – ashtu siç bëri Philippe Coutinho në fitoren 8-2 të Bayernit ndaj Barçës në vitin 2020.
Ekipet në vazon 3 janë pothuajse të gjitha të finalizuara – me Benfikën që mund të jetë aty, në rast se e mposhtë Dynamo Kievin të martën (sot) në play-off.
Borussia Dortmund, Red Bull Salzburg, Napoli dhe Sporting Lisbona janë ndër klubet më të mëdha në vazon 4.
Dhe për të kompletuar grupin e fortë, Chelsea mund të luajë edhe me Marseillen.
Ata janë të garantuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve pasi përfunduan të dytët në Ligue 1 sezonin e kaluar.
Vazo 4 do të përfshijë patjetër Celtic dhe Club Brugge.
Vendet e mbetura do të plotësohen këtë javë deri në raundin final të play-off-it me Rangers, PSV Eindhoven, Kopenhagen dhe Red Star Beograd që shpresojnë të kualifikohen – në vend që të bien në Ligën e Evropës.
Chelsea do t’i zbulojë kundërshtarët e tyre me shortin që do të hidhet në Stamboll – ku do të luhet finalja e 2023 – në orën 17:00 të së enjtes. /Telegrafi/