Chelsea është duke i përqendruar forcat për sigurimin e shërbimeve të Milan Skriniar, pasi dështoi ta transferojë Jules Kounden.
Qendërmbrojtësi francez ka zgjedhur të nënshkruajë për katalunasit, ashtu që Blutë duhet të kërkojnë një futbollist tjetër për fazën defensive.
Paris Saint-Germaini është klubi më i interesuar për Skriniar, mirëpo nuk do ta paguajë shumën prej 70 milionë eurosh që kërkohet nga Interi.
PSG have personal terms agreed with Skriniar, who is still keen on a move to Paris. But they believe asking price is too high. Inter would love Skriniar to sign a contract extension but are open to a sale for the right price, especially now Alessandro Bastoni will stay.
— Ben Jacobs (@JacobsBen) July 25, 2022
Lojtari ka qenë në bisedime të avancuar me kampionin francez, madje kishte arritur marrëveshje edhe për kushtet personale, porse kërkesa e Nerazzurrëve konsiderohet e lartë.
Tash në garë është rikthyer Chelsea që kishte pyetur për 27-vjeçarin gjatë kohës kur zhvilloheshin bisedimet për kthimin e Romelu Lukakut në Giuseppe Meazza.
Interi do ta ketë të vështirë ta mbajë Skriniarin, pas interesimit nga PSG, Tottenham Hotspur dhe Blutë, për më shumë kur lojtari pritet të kërkojë edhe rritje page. /Telegrafi/