Telegrafi

Chelsea në finale të Kupës së Botës për Klube, triumfon ndaj Al Hilal

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Chelsea është kualifikuar në finale të Kupës së Botës për Klube pas fitores ndaj Al Hilal (1-0), në gjysmëfinalen e zhvilluar të mërkurën.

Blutë u mjaftuan me një gol të realizuar në pjesën e parë për t’iu afruar trofeut të madh.

Romelu Lukaku shfrytëzoi një top të kthyer të papastruar mirë nga një lojtar kundërshtar për të realizuar.

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Hakim Ziyech e Kai Havertz rrezikuan për skuadrën angleze, derisa Moussa Marega, Mohamed Kanno e Matheus Pereira u treguan të rrezikshëm për klubin saudit, mirëpo rezultati nuk u ndryshua.

Në finale, Chelsea do të përballet me klubin meksikan, Monterrey, që në gjysmëfinalen tjetër e mposhti ekipin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Jazira. /Telegrafi/