Telegrafi

Chelsea në bisedime me Benficën për Enzo Fernandez, argjentinasi ka pranuar transferimin në Angli

Enzo Fernandez është një nga mesfushorët e rinj më të kërkuar në Evropë.

Shkëlqimi në vitin e tij të parë në Evropë me fanellën e Benficas si dhe ndeshjet spektakolare në Kampionatin Botëror kanë bërë top klubet evropiane të vihen pas tij.

Real Madrid, Liverpool, Manchester United, Chelsea, PSG e Bayern Munich janë top klubet evropiane që janë në kërkim të yllit të ri argjentinas.

Raportimet e fundit nga Anglia theksojnë se Enzo ka pranuar kalimin në Stamford Bridges.

21-vjeçari ka pasur bisedime me Chelsean dhe i pëlqen ideja të luaj në Ligën Premier, madje i ka dhënë një ‘po’ propozimit nga The Blues.

Ndërkohë tani dy klubet janë në bisedime të avancuara, pasi kërkojnë të gjejnë një marrëveshje për lojtarin.

Edhe pse vet presidenti i Benficas ka pranuar se nëse paguhet klauzola e lojtarit prej 120 milionë eurove, ai mund të largohet qysh në janar nga futbollit portugez. /Telegrafi/