Telegrafi

Chelsea mposht pa shumë vështirësi Unitedin dhe i bashkohet Arsenalit në finalen e Kupës FA

Man Utd - Chelsea (Foto: Alastair Grant/Pool via Getty Images/Guliver)

Chelsea ka fituar ndaj Manchester Unitedit me rezultat 3-1 në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA dhe ka siguruar kalimin në finale, ku i pret Arsenali.

Blutë e Londrës kanë qenë superior ndaj Djajve të Kuq në ndeshjen gjysmëfinale të zhvilluar në stadiumin mitik Wembley.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me një nuancë më të mirë të Bluve, të cilët gjetën edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutat shtesë dhe ishte Olivier Giroud, i cili shënoi nga afërsia për 1-0 falë edhe një intervenimi të dobët të David De Geas.

Në pjesën e dytë pritej që Unitedi të dominonte në kërkim të barazimit, por ashtu nuk ndodhi pasi Chelsea gjithashtu zhvillojë lojë të mirë, duke shënuar dy gola, kundrejt një të Djajve të Kuq.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 46-të dhe ishte Mason Mount, i cili nga distanca shënoi për 2-0 dhe kësaj radhe përsëri ishte De Gea që bëri një intervenim të dobët, ndërsa Harry Maguire (74’) shënoi autogol për epërsinë e Chelsea 3-0.

Lexo po ashtu De Gea bën dy gabime të mëdha dhe pranon dy gola në gjysmëfinalen e Kupës FA ndaj Chelseat

Deri në fund të ndeshjes e gjithë ajo që Unitedi bëri ishte një gol i vonshëm i shënuar nga Bruno Fernandes (85’), i cili nga penalltia vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitore, Chelsea e sheh veten në finalen e madhe të Kupës FA.

Në finale Blutë do të takohen me rivalët e urryer të Arsenalit, i cili mposhti Manchester Cityn 2-0 në gjysmëfinalen tjetër. /Telegrafi/