Derisa ka vuajtur për sukses përgjatë historisë, Chelsea gjithmonë ka qenë një klub me stil.
Por vitet e fundit kanë qenë sukses edhe në fushë për skuadrën londineze, që ka bërë që klubi të krijojë një bazë edhe më të gjerë të tifozëve.
Kështu, në mesin e tifozëve ata kanë edhe shumë emra të famshëm të industrisë së muzikës, filmit dhe modës, shumica e të cilëve të gjinisë femërore.
Modelja Cara Delevingne dhe aktoret Charlize Theron dhe Sienna Miller, janë disa nga emrat e famshëm që mbështesin Chelsean.
Në këtë listë janë edhe Ed Sheeran, Ellie Goulding, Jason Statham, Mark Ronson, Marvin Humes, Omid Djalili, si edhe superyjet e Hollywoodit, Will Ferrell dhe Emma Watson.
Lexoni për tifozët e famshëm të Arsenalit duke klikuar këtu. /Telegrafi/