Telegrafi

Chelsea kontakton agjentin Raiola për portierin Donnarumma

Klubi anglez, Chelsea ka bërë kontakte me agjentin Mino Raiola në lidhje me portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Sipas mediumit The Sunday Express, Chelsea i ka kërkuar Raiolas që t’i ketë në konsiderata nëse dështon rinovimi i kontratës së Milanit me portierin.

Italiani po hyn në 12 muajt e fundit të kontratës së tij dhe Milani dëshiron ta lidhë atë me një marrëveshje afatgjatë sa më shpejt që është e mundur.

Lexo po ashtu Milani pritet të përballet me probleme për rinovimin e kontratave të klientëve të agjentit Mino Raiola

Por, negociatori i njohur si i vështirë, Raiola, është i vetëdijshëm se interesi është i lartë me Real Madridin, Paris Saint-Germain dhe Blutë që e duan klientin e tij.

21-vjeçari vlerësohet rreth 60 milionë euro nga Milani që nuk do të ishte problem për Chelsean që po kërkojnë të shesin spanjollin Kepa Arrizabalaga këtë verë.

Lexo po ashtu Chelsea rivalizon klubet e mëdha për transferimin e Donnarummas

Arrizabalaga ka mbetur në bankë nën urdhrat e Frank Lampardit, i cili ka qenë duke kërkuar në Evropë për të gjetur një zëvendësim të klasit të lartë.

Trajneri anglez është i prirur të transferojë Donnarumman nëse ai nuk rinovon me Milanin. /Telegrafi/