Telegrafi

Chelsea konsideron transferimin e Dybalas

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala vazhdon të mbetet një objektiv i madh i klubit anglez, Chelsea.

Dybala është në bisedime për nënshkrimin e një zgjatje të kontratës që do ta mbante atë në Torino deri në 2025.

Por, interesimi nga klubet evropiane vazhdon të jetë i madh dhe Blutë e Londrës po synojnë t’ia rrëmbejnë Juventusit yllin e tyre.

Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët me pagën më të lartë këtë sezon në Serie A – Ronaldo dukshëm më i paguari

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Chelsea po tregon interes ‘konkret’ për të bërë një lëvizje për yllin e Juventusin, Paulo Dybala.

Raporti gjithashtu pretendon se Chelsea u përpoq të nënshkruante edhe yllin e Interit, Lautaro Martinez këtë verë, por lojtari nuk ishte i interesuar për këtë lëvizje.

Klubi nga Stamford Bridge do të tentojë transferimin e argjentinasit në afatin e janarit. /Telegrafi/