Ylli i Juventusit, Paulo Dybala vazhdon të mbetet një objektiv i madh i klubit anglez, Chelsea.
Dybala është në bisedime për nënshkrimin e një zgjatje të kontratës që do ta mbante atë në Torino deri në 2025.
Por, interesimi nga klubet evropiane vazhdon të jetë i madh dhe Blutë e Londrës po synojnë t’ia rrëmbejnë Juventusit yllin e tyre.
Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Chelsea po tregon interes ‘konkret’ për të bërë një lëvizje për yllin e Juventusin, Paulo Dybala.
Raporti gjithashtu pretendon se Chelsea u përpoq të nënshkruante edhe yllin e Interit, Lautaro Martinez këtë verë, por lojtari nuk ishte i interesuar për këtë lëvizje.
Klubi nga Stamford Bridge do të tentojë transferimin e argjentinasit në afatin e janarit. /Telegrafi/