Chelsea është gati të shesë Romelu Lukakun dhe shpreson se paraqitjet e mira në Kupën e Botës mund të rrisin vlerën e tij të transferimit përpara një largimi të përhershëm nga “Stamford Bridge” verën e ardhshme.
Belgu është i huazuar te Interi dhe nuk ka gjasa të ketë një të ardhme te skuadra londineze nën trajnerin e ri Graham Potter. The Blues kanë një humbje të madhe për 115 milionë euro që pagoi për Lukakun në vitin 2021, por dëshiron të largojë sulmuesin dhe është në kërkim të blerësve.
Lojtari ka qenë duke luftuar me një lëndim në muskuj dhe Interi konfirmoi dje se ai ka pësuar një tjetër lëndim, më pak se tre javë para fillimit të Kupës së Botës. Belgjika po djersitet në gjendjen e tij fizike, por Lukaku planifikon të jetë i aftë për Katarin dhe Chelsea shpreson se një paraqitje e mirë në turne do të rrisë vlerën e tij në treg.
29-vjeçari iu bashkua Interit në një marrëveshje huazimi me vlerë vetëm 7.5 milionë euro verën e kaluar dhe Chelsea ka rënë dakord verbalisht që skuadra e Serisë A mund ta huazojë atë sërish me të njëjtat kushte sezonin e ardhshëm. Por, qëllimi i tyre përfundimtar është të gjejnë blerës të rinj pasi kërkojnë të rikuperojnë sa më shumë para.
Lukaku nuk është i prirur të kthehet në Chelsea, pavarësisht se Potter zëvendësoi Thomas Tuchel, me të cilin u nda në sezonin e kaluar. Potter ende nuk i ka dhënë klubit një opinion të fortë për të ardhmen e Lukakut, por një rikthim në Stamford Bridge duket i pamundur.
Lukaku ka startuar vetëm tre herë për Interin këtë sezon dhe e ka përkeqësuar problemin e muskujve pasi shënoi në kthimin e tij nga bankina në Ligën e Kampionëve javën e kaluar. /Telegrafi/