Site icon Telegrafi

Chelsea kërkon Dybalan që në janar, gati oferta prej 50 milionë euro

Chelsea po përgatit një ofertë prej 50 milionë eurosh për Paulo Dybala që në janar.

Argjentinasi që u bashkua me Juventusin në vitin 2015, nuk është në sezonin e tij më të mirë, ndërsa ende mbetet në bisedime me klubin për kontratën e re.

Sidoqoftë, Dybala vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bianconerëve edhe përkundër formës.

Chelsea mbetet i interesuar të forcojë sulmin duke pasur parasysh paraqitjet e dobëta të lojtarëve si Hakim Ziyech, Kai Havertz, Christian Pulisic dhe Timo Ëerner.

Dybala mund të jetë një opsion fantastik, duke pasur parasysh cilësinë e tij në top.

Argjentinasi ka 106 gola nga 260 paraqitje për Juventusin dhe një kalim në “Stamford Bridge” mund t’i japë atij një shans për të rimarrë formën e tij më të mirë.

 

Dybala ka shënuar 3 gola nga 6 ndeshje këtë sezon.

Chelsea është gati të ofrojë deri në 50 milionë euro për shërbimet e tij që në janar, por mund të përballet me konkurrencë nga Manchester United dhe Barcelona. /Telegrafi/

Exit mobile version