Chelsea ka udhëzuar ndërmjetësit e tyre që t’u ofrojnë atyre mundësi transferimi në mbrojtje dhe tashmë tre emra janë si objektiva.
Redaktori i futbollit në gazetën Bild, Christian Falk, po raporton se Chelsea po synon tre qendërmbrojtës për sezon e ri.
Thomas Tuchel është në treg për të forcuar mbrojtjen e tij me Antonio Rudiger që tashmë ka nënshkruar me Real Madridin.
Ndërkohë Andreas Christensen është gati të lidhet me Barcelonën kur kontrata e tij të skadojë në fund të muajit.
Duke komentuar objektivat e Bluve, Falk shkroi në Twitter dhe zbuloi objektivat e Chelseat për këtë verë.
“Chelsea ka në listën e tyre për mbrojtës të rinj emra si Presnel Kimpembe (PSG), Matthijs de Ligt (Juventus) dhe Jules Kounde (Sevilla)”, ka shkruar Falk. /Telegrafi/