Site icon Telegrafi

Chelsea ka gati 42 milionë euro për Hysajn, por Napoli po kërkon edhe më shumë

ROTTERDAM, NETHERLANDS - DECEMBER 06: Elseid Hysaj of Napoli looks on during the UEFA Champions League group F match between Feyenoord and SSC Napoli at Feijenoord Stadion on December 6, 2017 in Rotterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Elseid Hysaj po i kalon ditët e tij të fundit te Napoli.

Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer në tri vitet e fundit në kampionatin italian Serie A.

Kësisoj falë paraqitjeve të mira ai ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

Por si duket e ardhmja e tij do të jetë në Londër te Chelsea.

Ish-kampionët e Anglisë janë gati të nënshkruajnë me trajnerin Maurizio Sarri i cili dëshirë të parë e ka Hysajn.

Elseid Hysaj gjatë një ndeshje me fanellën e Napolit (Getty Images)

Mediat angleze kanë raportuar se klubi londinez tani ka bërë gati 42 milionë euro për Hysajn.

Por duket se kjo shumë nuk po e kënaq Napolin që po kërkon edhe më shumë.

Presidenti i klubit Aurelio De Laurentis ka dhënë leje për largimin e Hysajt por vetëm nëse vije oferta prej 60 milionë eurove.

Reprezentuesi shqiptar stinorin e fundit ka zhvilluar 47 ndeshje në të gjitha garat me Napolin duke asistuar në tre raste. /Telegrafi/

Exit mobile version