Chelsea po tenton të transferojë Marc Cucurellan nga Barcelona në afatin kalimtar veror.
Skuadra londineze ka kohë që po e vëzhgon zhvillimin e mesfushorit dhe kanë mbetur të bindur nga cilësitë e tij.
Cucurella është aktualisht në huazim te Getafe që ka të drejtën për ta blerë në fund të sezonit për gjashtë milionë euro derisa do të kenë 40 për qind të shumës nëse lojtari kalon te The Blues.
Getafe thuhet se do t’i vendosë një klauzolë prej 25 milionë euro lojtarit, derisa në garë për të janë futur edhe Napoli Borussia Monchengladbach dhe Bayer Leverkusen.
Chelsea thuhet se ka filluar bisedimet me agjentin e lojtarit dhe janë të bindur se mund t’i marrin shërbimet e tij në verë.
Barcelona nuk po tenton të rikthejë lojtarin në skuadër, pasi në atë pozitë tashmë ka disa lojtarë. /Telegrafi/