Telegrafi

Chelsea ia rrëmben objektivin Interit

Mbrojtësi danez, Simon Kjaer mund të përfundoj në kampionatin anglez.

Anëtari i skuadrës turke Fenerbahce, ka treguar një rritje të formës në dy vitet e fundit dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

Kësisoj në garë për të është futur edhe lideri aktual i Ligës Premier, Chelsea që e kërkon me çdo kusht.

Sipas mediave britanike, londinezët janë të gatshëm të shpenzojnë 25 milionë funte për transferimin e Kjaerit.

Kujtojmë që Kjaer është objektivi kryesor i Interit për repartin defensivë.

Mirëpo e ardhmja e tij duket në Chelsea pasi lojtari synon të luaj në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/