Chelsea është afër që ta mbyll marrëveshjen me Arsenalin për Alex Oxlade-Chamberlain, në vlerën e 35 milionë funteve.
Sipas Evening Standard, klubi londinez vetëm ka bërë ofertë për lojtarin dhe pritet që të aprovohet nga Arsenali.
Një mesfushor mbetet prioritet kryesor i Chelseat, pasi transferimi më i ri, Tiemoue Bakayoko nuk është ende gati.
Nemanja Matic në njërën anë është larguar drejt Manchester Unitedit, duke mos i lënë edhe aq shumë zgjedhje Antonio Contes.
Por lajmet e fundit flasin për një progres të mirë të Chelsea në bisedime me Oxlade-Chamberlain.
Ai shihet edhe si zëvendësues i denjë i Victor Moses.
Liverpool dhe Manchester City po ashtu e pëlqejnë lojtarin. /Telegrafi/