Chelsea është i gatshëm të nënshkruajë me sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang dhe mesfushorin Frenkie De Jong, nëse Barcelona pranon të shesë dyshen.
Aubameyang u largua nga Arsenali për te Barça në janar të këtij viti, ndërsa De Jong aktualisht është në një mosmarrëveshje me klubin për pagat e shtyra.
Manchester United është përpjekur të nënshkruajë me De Jong gjatë gjithë verës, por ndryshe nga Djajtë e Kuq, Chelsea mund të ofrojë futboll të Ligës së Kampionëve.
Sipas mediumit Sky Sports, Blutë janë të gatshëm të përputhen me ofertën e United prej 72 milionë funtesh apo 85 milionë euro për De Jong.
Thomas Tuchel dhe Aubameyang punuan së bashku te Borussia Dortmund dhe menaxheri i Chelseat është i gatshëm të rindez partneritetin e tyre të suksesshëm në Stamford Bridge.
Chelsea është gjithashtu gjithnjë e më i sigurt se mund të sigurojë një marrëveshje për mbrojtësin e Leicester City, Wesley Fofana, përpara mbylljes së afatit kalimtar. /Telegrafi/