Chelsea mund të bëjë një ofertë e guximshme për sulmuesin e Tottenham, Harry Kane gjatë afatit kalimtar të verës.
Pronari i ri i Chelseat, Graham Potter është një fans i madh i Harry Kane dhe do të donte të punonte me të në “Stamford Bridge”.
Për të përfunduar marrëveshjen, Calciomercatoëeb raporton se Chelsea mund të ofrojë Romelu Lukaku në këmbim të kapitenit të Anglisë.
Lukaku aktualisht është duke e kaluar sezonin si huazim te Interi, pasi nuk ishte pëlqyer nga ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel .
Belgu do të ribashkohej me Antonio Conte te Tottenham, pasi kishte fituar Scudetton së bashku me të te Inter në sezonin 2020/2021.
Sipas këtij raportimi Chelsea do të jepte edhe para në marrëveshjen e shkëmbimit të Lukaku me Kane. /Telegrafi/