Klubi anglez, Chelsea është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mesfushorin italian, Jorginho.
Sipas mediumit britanik Daily Express, Juventusi mund të ketë tani bisedime me Jorginhon mbi një transferim gjatë verës.
Trajneri Maurizio Sarri është i prirur të nënshkruajë edhe një herë me italianin, por do të duhet të paguaj së paku 40 milionë euro për të transferuar atë nga Chelsea.
Sarri e menaxhoi Jorginhon te Napoli dhe nuk humbi kohë duke e nënshkruar atë edhe në Stamford Bridge në vitin 2018.
Jorginho tani është në sezonin e tij të tretë në Londër dhe ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në Angli para një rikthimi në Itali. /Telegrafi/