Telegrafi

Chelsea gati t’i dëgjojë ofertat për Luizin, ekipe të mëdha pas tij

LONDON, ENGLAND - OCTOBER 18: David Luiz of Chelsea celebrates scoring his sides first goal during the UEFA Champions League group C match between Chelsea FC and AS Roma at Stamford Bridge on October 18, 2017 in London, United Kingdom. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Gjiganti anglez, Chelsea, janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për mbrojtësin e tyre brazilian, David Luiz, gjatë muajit të ardhshëm.

Luiz ka prishur raportet e tij me trajnerin Antonio Conte dhe nuk po luan në ndeshjet e fundit për Blutë.

Kjo ka bërë që mbrojtësi brazilian të mendoj largimin nga Stamford Bridge, ashtu sikurse Conte që dëshiron ta lirojë.

Lexo po ashtu David Luiz shan në italisht Conten, momenti bën xhiron e internetit (Video)

Sipas mediumit britanik The Mirror,  Luiz po shkon drejt largimit nga Chelsea në muajin e ardhshëm, atëherë kur hapet afati kalimtar dimëror dhe do të ishte hera e dytë në katër vitet e fundit.

Conte mohoi me zemërim të premten prishjen e raporteve me Luizin, duke këmbëngulur se ai po luftonte me një lëndim në gju dhe për këtë nuk po luan, ndërsa braziliani thuhet se i ka dhënë ultimatum për të luajtur ose të largohet.

Lexo po ashtu Luiz i jep ultimatum Chelseat

Favoritët për nënshkrimin e mbrojtësit brazilian thuhet të jenë gjigantët italian, Juventusi, pasi janë duke kryesuar garën për Luizit me 23 milionë funte ofertë.

Luiz gjatë një dueli me Mirko Vucinicin e Juventusit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të vitit 2012 (Getty Images)

Por, Manchester Unitedi gjithashtu mund të jenë të interesuar pasi Jose Mourinho po kërkon një mbrojtës me Eric Bailly që do të mungoj disa muaj pas operacionit të kyçit..

Ekipi tjetër që mendohet se mund të kalojë Luiz është Real Madridi, por interesimi i tyre nuk është ende shumë konkret. /Telegrafi/