Chelsea e ka fituar çmimin për klubin më të mirë të vitit që u nda në ceremoninë e sivjetme të Topit të Artë.
Ky çmim është ndarë për herë të parë në evenimentin e organizuar nga France Football dhe i ka takuar pikërisht klubit anglez.
Në edicionin e kaluar, Blutë e fituan garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.
Njëherësh, këtë vit, ata janë në konkurrim real për titullin e Ligës Premier dhe njëherësh janë kualifikuar në fazën tjetër të garës evropiane.
Nuk ka munguar edhe suksesi i skuadrës së femrave që në edicionin e kaluar u shpallën kampionë në Angli. /Telegrafi/
https://twitter.com/francefootball/status/1465423063080652809