Site icon Telegrafi

Chelsea fillon bisedimet me Interin për transferimin e dy lojtarëve

Chelsea dhe Inter janë në bisedime për mundësinë e transferimit të dy lojtarëve të Nerazzurrëve në Stamford Bridge, sipas raportimeve në Itali.

Dy klubet tashmë kanë bërë biznes këtë verë me Romelu Lukakun, i cili ishte larguar nga skuadra për në atë angleze në një transferim prej 115 milionë euro 12 muaj më parë, duke shkuar në drejtimin tjetër si huazim.

Raportimi i La Gazzetta dello Sport bën të ditur se Denzel Dumfries është tema kryesore e diskutimit midis dy palëve, ndërsa e ardhmja e Milan Skriniar gjithashtu mund të hyjë në bisedime.

Lexo po ashtu Me Kounden drejt Barcelonës, Chelsea rikthen interesimin për Skriniarin

Raportimi shton se trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, kishte kërkuar që holandezi të përfshihej në çdo marrëveshje për Lukakun përpara se klubi të binte dakord për një huazim.

Për sa i përket ofertës direkte, Chelsea u informua se do të kushtonte 40 milionë euro për të nënshkruar me Dumfries dhe ndërsa Blutë mendojnë se shifra është shumë e lartë, kjo nuk i ka shtyrë ata të ndjekin objektivin e tyre.

Ndërkohë, pasi në dukje kishin humbur Joules Kounden nga Barcelona, Chelsea do të ishte i interesuar të dinte më shumë rreth disponueshmërisë së Skriniar. /Telegrafi/

Exit mobile version