Largimi i Alexis Sanchez nga Arsenali tashmë është shndërruar në një telenovelë latine.
Kiliani është pothuajse i sigurt se do të largohet nga Topçinjtë dhe për atë kanë shfaqur interesim shumë skuadra.
Manchester City ishte skuadra e parë që ishte interesuar , por në fund u tërheq. Këtij lajmi iu gëzua shumë Manchester Unitedi, por jo për shumë.
Sepse tani sipas Guardian, Chelsea ka filluar bisedimet me Arsenalin dhe kjo shikohet si një mundësi e mirë, pasi lojtari preferon qëndrimin në Londër.
Çmimi aktual i 29-vjeçarit është rreth 40 milionë euro, por nëse nuk largohet në janar, verës do të jetë lojtar i lirë.
Sanchez ka shënuar shtatë gola këtë sezon në Ligën Premier dhe ka dhuruar tre asistime.
Vetëm Alexandre Lacazette me tetë gola ka më shumë se ish-ylli i Barcelonës këtë sezon. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=13qCfAAnhB0