Timo Werner duket se do të largohet nga Chelsea pas dy viteve qëndrim në Londër.
Sulmuesi gjerman nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez dhe largimi i tij duket i pashmangshëm, pasi ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel.
Ka qenë vet tekniku gjerman që i ka konfirmuar bashkëkombësit të tij se duhet të gjej një klub pasi nuk do të ketë hapësira për të në sezonin e ri.
Fabrizio Romano ka njoftuar tani se Chelsea është gati ta lejoj largimin e Wernerit edhe si huazim, me klubin që do t’i marrë shërbimet e tij do ta ketë mundësinë e blerjes në fund të sezonit.
“Chelsea është gati ta lë Timo Wernerin të largohet në formë huazimi dhe mund të përfshijë gjithashtu një opsion blerjeje. Ai është në listën e dëshirave të Juventusit dhe RB Leipzig”.
Chelsea are prepared to let Timo Werner leave on loan and it could also include a buy option. He's in both Juventus and RB Leipzig lists, nothing close to be completed yet. 🇩🇪 #CFC
Newcastle have not opened direct talks to sign Timo, as of today.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 30, 2022
“Ndërkohë Newcastle United nuk ka hapur bisedime të drejtpërdrejta për të nënshkruar me Werner”, ka shkruar Romano.
Interesim për gjermanin kanë shprehur edhe Real Madrid, Borussia Dortmund e Bayern Munich, por ende nuk kanë bërë hapa konkret për të kërkuar zyrtarisht atë. /Telegrafi/