Site icon Telegrafi

Chelsea e Reali arrijnë marrëveshje për Hazardin

Eden Hazard (Foto by Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Real Madridi dhe Chelsea raportohet se kanë arritur një marrëveshje sa i përket sulmuesit, Eden Hazard.

Bisedimet gjatë dy javëve të fundit thuhet se kanë një rezultat të kënaqshëm për të dyja palët dhe tashmë dihen edhe disa detaje rreth saj.

E përditshmja britanike, “The Sun” shkruan sot se madrilenët janë pajtuar që të ndajnë hiq më pak se 130 milionë euro për futbollistin belg.

Eden Hazard (Foto by Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Në fakt, londinezët do të paguhen 113 milionë euro dhe 17 sosh të tjera do t’i takojnë The Blues në rast të fitimit të trofeve nga ana e Los Blancos.

Ai do të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare me kampionët në fuqi evropian, ku do të ketë një pagë mujore prej 1.8 milionë eurove.

Lexo po ashtu Perez: E kam një ndjenjë se Hazard do të transferohet në Madrid

Ndryshe, Hazard do të luajë sonte ndeshjen e fundit me klubin, kur Chelsea do të takohet në finalen e Ligës së Evropës kundër Arsenalit. /Telegrafi/

Exit mobile version