Christian Pulisic do të largohet nga Chelsea pas katër viteve qëndrim në Stamford Bridges.
Sezoni i fundit nuk ka qenë më i miri për anësorin anglez, i cili vuajti edhe nga disa lëndime dhe nuk arriti ta shfaqë gjithë potencialin e tij.
Pulisic zhvilloi vetëm 30 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar një gol e dy asistime në 1013 minuta në total sa ka luajtur për Chelsean.
E ardhmja e tij pritet të jetë në Serie A, pasi tre top klube italiane kanë shprehur interesim.
Juventus, Milan dhe Napoli janë skuadrat e interesuara për amerikanin, i cili pëlqehet shumë edhe në Gjermani nga ish-klubi i tij Borussia Dortmund.
24-vjeçari ka kontratë me londinezët deri në verën e vitit 2024, derisa Chelsea është gati ta lë të lirë për shumën e 30 milionë eurove.
Reprezentuesi amerikan ka pasur shumë probleme me lëndime, ku në katër vite ka zhvilluar 145 ndeshje zyrtare duke realizuar 26 gola dhe duke asistuar në 21 të tjerë. /Telegrafi/