Site icon Telegrafi

Chelsea e largon Fabregasin në janar

Chelsea është duke menduar që ta shes Cesc Fabregas në që në muajin janar. 

Sipas Sunday Express, mesfushori 29 vjeçar është duke luftuar për një vend në formacion , po duket shumë e vështirë që të bindet Antonio Conte.

Conte është i gatshëm që t’i dëgjojë ofertat e klubeve tjera për spanjollin, por nuk dëshiron ta shes në Ligën Premier për t’i përforcuar rivalët.

Lexo po ashtu Conte dëshiron fitoren e katërt me radhë

Ish lojtari i Barcelonës dhe Arsenalit mund të kalojë në Itali, pasi që AC Milan janë të interesuar që të nënshkruajnë me të.

Po ashtu edhe Juventusi nuk kanë qëndruar anash dhe mund të bëjnë një ofertë, pasi lojtari mund të luante edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version