Telegrafi

Chelsea e konsideron transferimin e Piatekut

Chelsea thuhet se po tenton transferimin e Krzysztof Piatek nga Milani me të përfunduar ky sezon.

Edhe pse Tammy Abraham po shkëlqen në sezonin e tij të parë te The Blues, këta të fundit duan ta transferojnë edhe sulmuesin polak.

Calciomercato raporton se skuadra londineze është e gatshme që të bëjë një ofertë në drejtim të Rossonerëve për transferimin e Piatek.

Chelsea ishte suspenduar për transferimin e lojtarëve për afatin kalimtar të kësaj vere dhe për janarin e vitit 2020, pasi kishin shkelur rregulloren e transferimit të lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.

Lexo po ashtu Milani do të shesë në janar, pesë yje rrezikojnë largimin

Blutë po mendojnë që në janar do të mund të bëjnë transferime dhe do të tentojnë transferimin e polakut për 35 milionë euro, mirëpo vështirë se Milani do ta lejojë largimin e tij.

Kështu, skuadra nga veriu i Londrës duhet ta pres verën e ardhshme në mënyrë që të tentojë transferimin e Piatekut. /Telegrafi/