Telegrafi

Chelsea e kërkon me ngulm, West Hami me vendim të ri për Rice

West Ham United planifikon të mbajë mesfushorin Declan Rice, raporton Mirror.

Lojtari ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje te Chelsea, por Hammers janë të bindur se ata nuk do t’ia shesin rivalëve të tyre londinez apo dikujt tjetër.

Anglezi është duke shkëlqyer në këto sezonet e fundit, andaj The Blues po synojnë ta rikthejnë lojtarin që doli nga akademia e tyre.

Lexo po ashtu Epoka e Boehlyt te Chelsea pritet të nisë me gjashtë top transferime - formacioni i bluve duket i "frikshëm" për çdo skuadër

Mirëpo, West Ham bëri të ditur edhe në raste të kaluara se edhe nëse duan ta shesin, kërkojnë plotë 100 milionë euro.

Por, Chelsea është e gatshme që të paguajë vetëm 70 milionë euro për mesfushorin që po e kërkon rikthimin në “Stamford Bridge”.

Rice i ka bërë me dije klubit se e dëshiron kalimin te Chelsea dhe nuk do të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2024. /Telegrafi/