Alvaro Morata tashmë është prezantuar te skuadra e Chelseat.
Por, kjo e fundit nuk e ka ndërmend të ndalet në blerjen e sulmuesit spanjoll Antonio Rudiger dhe Tiemoue Bakayokon.
Trajneri Antonio Conte tashmë po kërkon edhe mesfushorin e Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain.
Reprezentuesi anglez tashmë ka konfirmuar se nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me Gunners.
Theksojmë se për lojtarin po interesohet edhe gjiganti i Ligës Premier, Liverpooli. /Telegrafi/