Chelsea është duke u përgatitur të bëjë ofertë për sulmuesin e Milanit, Rafael Leao, para përfundimit të afatit kalimtar veror – njoftojnë mediat angleze.
The Times sqaron se Blutë janë aktualisht në bisedime me Evertonin për Anthony Gordon, për të cilin i kanë gati 60 milionë euro, por në të njëjtën kohë po e monitorojnë edhe yllin e Rossonerëve.
Portugezi nuk ka lënë përshtypje të mira në dy ndeshjet e para sezonale, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2024, prandaj Milani mund të përfitojë nga shitja e tij.
Sidoqoftë, ai është i preferuar nga trajneri Stefano Pioli dhe ishte pjesë e suksesit të vitit të kaluar kur klubi e fitoi Scudetton.
Mediat italiane raportojnë se nuk ka bisedime ndërmjet klubeve dhe se Rossonerët nuk duan ta shesin, porse gjërat mund të ndryshojnë në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Leao ka një klauzolë prej 150 milionë eurosh për prishjen e kontratës, por Chelsea nuk do ta paguajë atë shumë për të. /Telegrafi/