Telegrafi

Chelsea e do Coutinhon, por transferimi i tij varet nga FIFA

Philippe Coutinho (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Chelsea ka shprehur interesimin për mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho, pavarësisht ndalimit të transferimeve nga ana e FIFA-s.

Sipas gazetës katalunase Sport, klubi londinez është gati t’i ofrojë yllit brazilian frenat e ekipit pas sezonit të tij të parë në La Liga, por transferimi “qëndron në duart e FIFA-s” shkaku i ndalesës.

Chelsea do të mbetet me ndalesë prej dy afateve nga FIFA, për shkak të shkeljeve të rregullave me nënshkrimin e lojtarëve të rinj nën moshën 18 vjeç.

Lexo po ashtu Chelsea shfaq interesim për Coutinhon

Coutinho bëri të pamundurën për tu transferuar në Barcelonë për një shumë marramendëse prej 160 milionë eurosh nga Liverpooli në janar të vitit 2018, por tani po lidhet me një kthimin në Ligën Premier.

Transferimi i mundshëm në Chelsea do të ndihmonte gjithashtu qëndrimin e Eden Hazardit, i cili pritet të nënshkruajë me Real Madridin gjatë verës. /Telegrafi/