Telegrafi

Chelsea dhe Tottenhami të gatshëm të paguajnë shumën që e kërkon Juventusi për Dybalan

Chelsea dhe Tottenham Hotspuri janë në garë për t’i marrë shërbimet e Pualo Dybalas nga Juventusi.

La Joya ka kaluar një tjetër zhgënjyes te Zonja e Vjetër, pasi minutazha e tij në skuadër është tejet e vogël.

Kështu, sipas asaj që raporton France Football, The Blues dhe Spurs, e duan transferimin e argjentinasit në këtë verë.

Juventusi po kërkon rreth 55 milionë euro për kartonin e tij dhe që të dyja klubet nga Liga Premier janë të gatshme që të bëjnë ofertën.

Prej kohësh, Dybala lidhet më një largim nga Serie A, gjersa Barcelona kishte qenë klubi më i interesuar për të.

Në garë ishte futur edhe Manchester United më vonë, mirëpo kampioni në fuqi i Serie A-së nuk kishte disponim të dëgjonte ofertat.

Mirëpo, ky edicion ka ndryshuar gjërat dhe Juventusi është i gatshëm që të shesë Dybalan dhe Chelsea e Tottenhami me gjasë do të bëjnë një garë të nxehtë. /Telegrafi/