Mediat angleze raportojnë se Chelsea dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje edhe për çmimin e yllit belg, Eden Hazard.
Sulmuesi belg ka qenë i lidhur me një lëvizje në Santiago Bernabeu për më shumë se një vit.
Kjo verë pritet të jetë finalizuese e këtij transferimi, pasi edhe lojtari disa herë ka shprehur dëshirën për të luajtur te Reali.
Megjithatë, Chelsea dhe Real Madridi nuk po arrinin për javë të tëra të arrijnë marrëveshje për çmimin e lojtarit.
Por, tani mediat angleze raportojnë se Real Madridi tashmë ka gjetur edhe këtë ujdi, pas asaj personale me Hazardin.
Sipas The Guardian, Mbretërit dhe Blutë kanë rënë dakord për një çmim prej 100 milionë eurosh që spanjollët duhet ta paguajnë për transferimin e belgut.
Ky transferim thuhet se do të njoftohet në ditët e ardhshme, pasi të dy palët ishin në gjendje të zgjidhnin një marrëveshje. /Telegrafi/