Telegrafi

Chelsea dhe Newcastle monitorojnë Brahim Diazin

Klubet angleze, Chelsea dhe Newcastle United po shikojnë mesfushorin me tipare sulmuese të Milanit, Brahim Diaz.

Spanjolli është i huazuar te Milani nga Real Madrid, por ka të drejt blerje dhe Rossonerët mendojnë ta shfrytëzojnë atë.

Por, klubi italian nuk do ta ketë të lehtë blerjen përfundimtare pasi ka interesim të madh edhe nga Liga Premier.

Lexo po ashtu Milani i dërgon ofertë Real Madridit për Brahim Diazin

Sipas mediumit britanik The Mirror, Chelsea dhe Newcastle po monitorojnë situatën e Diaz.

Diaz ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2025 dhe çmimi i tij sillet rreth 20-25 milionë euro.

23-vjeçari ka pesë gola dhe dy asistime në 31 ndeshje këtë sezon. Ai iu bashkua Milanit në verën e vitit 2020. /Telegrafi/