Telegrafi

Chelsea dhe Juventusi afër marrëveshjes për Pulisic – caktohet çmimi i amerikanit

Juventusi raportohet se është duke i prirë garës për transferimin e sulmuesit të Chelseat dhe SHBA-së, Christian Pulisic.

Nuk është sekret që ylli amerikan do të largohet nga Stamford Bridge këtë verë pas një sezoni jashtëzakonisht zhgënjyes.

Ai është lidhur shumë me një kalim në Serie A dhe duket se skuadra e Massimiliano Allegrit është favorit për të siguruar Pulisic në një marrëveshje prej 25 milionë eurosh, raporton ESPN.

Lexo po ashtu Mauricio Pochettino duhet të ndryshojë katër gjëra nëse dëshiron të ketë sukses te Chelsea

Rivalët e Chelseat në Ligën Premier, Manchester United dhe Neëcastle, si dhe Napoli, Milan dhe Galatasaray, janë cilësuar të gjithë si destinacione të mundshme për lojtarin që ka luftuar për të gjetur qëndrueshmëri në perëndim të Londrës.

24-vjeçari pritet të jetë pjesë e një eksodi masiv të verës pas sezonit të mjerueshëm të Chelseat dhe ardhjes së Mauricio Pochettino si trajneri i katërt i pronarit Todd Boehly.

Lexo po ashtu Tifozët mendojnë se e dinë atë që Mudryk i tha kamerës gjatë xhiros së fundit të Chelseat në Ligën Premier

Pulisic ka edhe një vit kontratë me Blutë dhe largimi i tij është i sigurt.

Pulisic ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhënë dy asistime në 30 paraqitje. Ai filloi vetëm tetë herë në Ligën Premier këtë sezon. /Telegrafi/