Gleison Bremer është njëri nga mbrojtësit më të mirë në Serie A këtë edicion.
Qendërmbrojtësi brazilian është duke kaluar formë shumë të mirë dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.
Milan ishte e para që kërkoi shërbimet e tij si zëvendësues të Simon Kjaer, por kuqezinjtë janë larguar nga gara shkaku i çmimit të lartë të tij.
Gjithsesi largimi i lojtarit nga Torino gjatë janarit duket mëse i mundshëm me Interin dhe Chelsean që po këmbëngulin për transferimin e tij.
24-vjeçari është një nga më të vlerësuarit në Serie A për pozitën e mbrojtësit dhe ai dëshiron ta bëj hapin e madh në karrierë.
Chelsea është duke u përballur me largime të mbrojtësve në fund të kontratës si Cesar Azpilicueta, Antonio Rudiger e Andreas Christensen dhe Bremer shihet si i duhuri për repartin defensivë.
Braziliani pëlqehet shumë edhe nga Interi që mund të mbetet pa holandezin Stefan De Vrij.
Torino e vlerëson rreth 35 milionë euro brazilianin dhe është gati ta lë të lirë nëse vije një ofertë e tillë. /Telegrafi/