Site icon Telegrafi

Chelsea dhe Dortmund vihet pas yllit të Sampdorias

Talenti i ri i Sampdorias, çeku Patrik Schick, pritet të jetë emri më i nxehtë i afatit kalimtar veror.

Sulmues çek është duke përjetuar një super-sezon me Sampdorian në Serie A, ku ka shënuar edhe nëntë gola nga vetëm pesë ndeshje si titullar dhe 19 tjera si zëvendësues.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohet për shërbimet e tij, ku më e interesuara është skuadra italiane, Interi.

Lexo po ashtu Interi vazhdon interesimin për talentin e Sampdorias

Por, sipas raporteve të fundit të medieve italiane, tani edhe gjigantët tjerë evropian si Chelsea dhe Borussia Dortmund janë duke e vëzhguar talentin e Sampdorias.

Sipas Sky Italia, agjentët për zbulimin e talenteve të skuadrës angleze dhe asaj gjermane priten të jenë në Itali të shtunën për të shikuar nga afër derbin ‘della Lanterna’, ndërmjet Genoas dhe Sampdorias, përcjell Telegrafi.

Synimi i tyre është të shikojnë nga afër aftësitë e 21-vjeçarit çek, i cili ka shpërthyer këtë sezon me paraqitjet e tij.

Lexo po ashtu Chelsea dhe Roma po planifikojnë një shkëmbim të madh

Megjithatë, nuk është vetëm Schick emri i cili do të përcillet në këtë derbi lokal, por edhe sulmuesi i Genoas, djali i trajnerit Diego Siemone, Giovanni.

Të dy sulmuesit vlerësohet me rreth 25 milionë euro nga skuadrat e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version