Telegrafi

Chelsea dhe De Ligt duan ta finalizojnë marrëveshjen sa më parë – Juventusi ulë çmimin

Juventusi është gati të bëjë biznes me Chelsean për shitjen e Matthijs de Ligt.

Sky Italia thotë se mbrojtësi holandez dëshiron të shtyjë një lëvizje verore te klubi nga Londra.

Juventusi është gati të shesë për shumë më pak se klauzola e tij e blerjes prej 112 milionë euro dhe mund të jetë i gatshëm ta lërë të shkojë për 75 milionë euro.

Lexo po ashtu Epoka e Boehlyt te Chelsea pritet të nisë me gjashtë top transferime - formacioni i bluve duket i "frikshëm" për çdo skuadër

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është një admirues i madh i mbrojtësit 22-vjeçar holandez, i cili merr rreth 220,000 euro në javë.

Pagat e tij dhe marrëveshja aktuale është një nga arsyet pse Juventusi është i hapur për ta lënë atë të shkojë.

Me Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen tani të larguar, Tuchel është i etur për të sjellë De Ligt në Londër për të mbushur boshllëkun. /Telegrafi/