Chelsea dhe Barcelona janë duke biseduar për transferimin e Pierre Emerick Aubameyang në Londër.
Sulmuesi nga Gaboni ka pranuar rikthimin në Angli dhe dy skuadrat janë në bisedime të avancuara për ta finalizuar marrëveshjen.
Londinezët kanë ofruar kartonin e mbrojtësit të majtë Marcos Alonso si dhe 10 milionë funte për Auban.
Kjo ofertë është vlerësuar si e ulët nga Barcelona, por dy skuadrat po vazhdojnë bisedimet.
Mediat në Spanjë dhe në Angli janë të bindura se marrëveshja mes palëve do të arrihet sot dhe Aubameyang do t’i bashkohet Chelseat.
Besohet se sulmuesi gabonez ka pranuar rikthimin në Londër dhe është pajtuar me kushtet e ofruara nga Chelsea. /Telegrafi/