Klubi anglez, Chelsea dhe ai spanjoll Barcelona po shikojnë me kujdes situatën e Kingsley Coman te Bayern Munich.
Me pak më shumë se 18 muaj në marrëveshjen e tij aktuale me Bayern, bisedimet për një kontratë të re kanë ngecur mes dy palëve.
Bayerni nuk ka interes të humbasë Comanin si një transferim të lirë dhe në vend të kësaj po përgatitet të shesë anësorin sulmues në vitin 2022.
Tashmë kanë dalë në pah edhe klubet e para të interesuara për transferimin e Comanit.
Sipas gazetës gjermane Bild, Chelsea po e ndjek francezin, me Barcelonën gjithashtu të interesuar.
Chelsea keeping tabs on Coman as Tuchel eyes free transfer raid on Bayern star https://t.co/tbQ6wJZbVE
— Sun Sport (@SunSport) November 4, 2021
Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është një tifoz i madh i Coman dhe është i etur për ta sjellë atë në Londër.
Në anën tjetër, Barça e sheh atë si një zëvendësues të mundshëm për francezin Ousmane Dembele, i cili është në vitin e fundit të kontratës. /Telegrafi/