Telegrafi

Chelsea dhe Barça shfaqin interesim për Karamohin

Yann Karamoh në ndeshjen ndaj Genoas (Foto: Getty Images)

Yann Karamoh nuk ka pasur shumë minuta me fanellën e Interi, por me aq sa ka luajtur ka treguar se ka të ardhme të madhe.

Sipas Mirror, Chelsea dhe Barcelona menjëherë kanë filluar të shfaqin interesim për të nënshkruar me sulmuesin francez.

Festa e golit ndaj Bolognas në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images)

19-vjeçari është i huazuar për dy vite nga Caen, por zikaltrit kanë të drejtën e blerjes.

Në shtatë ndeshje (246 minuta lojë) Karamoh ka shënuar një gol, atë të fitores ndaj Bolognas.

Ai luan në anën e djathtë të sulmit, por mund të luajë edhe në të majtë.

Lexo po ashtu Agjenti i Karamoh: Francezët nuk duan më të transferohen në Serie A

Karamoh shquhet për shpejtësinë e tij dhe driblimet e bukura.

Para se të kalonte te Interi ai ka qenë i kërkuar pothuajse nga shumica e skuadrave të mëdha në top pesë ligat evropiane. /Telegrafi/