Telegrafi

Chelsea dhe Arsenali ‘luftojnë’ për Papastathopoulos

Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Sokratis Papastathopoulos po tërheq interesin nga skuadrat e mëdha të Ligës Premier.

Sipas The Sun, Chelsea dhe Arsenal shpresojnë të transferojnë grekun Papastathopulos këtë afat të verës.

Lexo po ashtu Arsenali me ofertë të parezistueshme për Lacazetten

Kampionët e Ligës Premier, Chelsea po kërkojnë të zëvendësojnë kapitenin John Terryn dhe të shtojnë emra në mbrojtje, ndërsa radhët mbrojtëse të Gunners kanë mbetur të pakta për pjesën më të madhe të sezonit 2016-17.

Pas përfundimit të ndeshjes së fundit të sezonit në Bundesliga, Papastathopoulos nuk e ka mohuar një largim.

“Nëse je i ri, ke shumë kohë për të fituar gjëra. Por, unë nuk jam më i ri, koha po bëhet më e shkurtër dhe me të vërtetë dua të fitoj titullin”, ka deklaruar mbrojtësi grek. /Telegrafi/