Telegrafi

Chelsea dhe Arsenal gati t’ia rrëmbejnë Bayernit talentin Richards

Chris Richards llogaritet si një mbrojtës me të ardhme, por ende nuk ka pasur hapësira të debutoj me ekipin e parë të Bayernit.

Amerikani iu bashkua bavarezëve në verën e vitit 2018 si huazim, por që Bayerni shfrytëzoi mundësinë dhe e bleu një vit më vonë për një milionë euro.

Richards ka luajtur rregullisht me ekipin e dytë të Bayernit në Bundesliga 3, ku ka treguar formë të lartë.

20-vjeçari llogaritet si mbrojtës me të ardhme të ndritur, por ai ka ndarë mendjen të largohet nga Bayernit pasi është i mërzitur me klubin që nuk i kanë dhënë hapësira të debutoi me ekipin e parë në ndeshje zyrtare.

Chris RIchards

The Sun ka raportuar se dy gjigantët londinez Chelsea dhe Arsenal e kanë ndjekur prej kohësh lojtarin dhe janë gati ta transferojnë atë në verë.

Dy skuadrat londineze kanë përcjellë disa ndeshje të Richards i cili i ka bindur për transferimin e tij.

Bayerni mund të heqë dorë nga ylli i tyre i ri për një shumë rreth 10 milionë euro.

Gjithsesi në ndjekje të lojtarit janë edhe dy skuadrat spanjolle Barcelona dhe Valencia. /Telegrafi/