Ben Chilwell vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Chelseat për krahun e majtë të mbrojtjes.
Por londinezët po hasin në vështirësi për të nënshkruar me reprezentuesin e Kombëtares së Anglisë.
Arsyeja është e thjeshtë, çmimi i lartë i kartonit të tij pasi Leicester City e vlerëson 80 milionë euro.
Kjo ka bërë që Chelsea të rikthej sytë tek mbrojtësi argjentinas i Ajaxit, Nicolas Tagliafico.
27-vjeçari ka kaluar nëpër një formë fantastike dy vitet e fundit dhe është duke u kërkuar nga skuadrat e mëdha.
Nëse nuk arrihet Chilwell, atëherë Chelsea është gati të shpenzojë rreth 40 milionë euro për afrimin e argjentinasit në Stamford Bridges.
Në garë për t’i siguruar shërbimet e argjentinasit janë edhe Atletico Madrid, Arsenal dhe Roma. /Telegrafi/