Chelsea i është bashkuar garës për mesfushorin e Lazios, Keita Balde Diao.
Senegalezi mbetet pa kontratë në qershor të vitit 2018.
Juventus mbetet më i avantazhuar, por edhe Milan, Manchester United, Inter dhe Liverpool, janë në garë.
Sipas La Repubblica, Chelsea janë klubi i fundit që kanë shfaqur interesin dhe janë të gatshëm të japin 20 milionë euro.
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, kërkon për lojtarin 30 milionë euro, por mund ta humbas falas sezonin e ardhshëm.
Ai ka shënuar 16 gola në 31 ndeshje në Seriea A edhe pse shumë ndeshje i filloi nga banka rezervë. /Telegrafi/