E marta e Ligës së Kampionëve i takon ndeshjes Chelsea – Barcelona.
Përballjet mes tyre gjithmonë kanë qenë interesante, posaçërisht në vitet e fundit kur rivaliteti është rritur për shkak polemikave në referim.
Si gjithmonë edhe këtë herë para çdo ndeshje mediat e ndryshme publikojnë një formacion të kombinuar.
Në atë të BR Football, dominojnë lojtarët e klubit spanjoll.
Formacioni është i modulit 4-3-3 dhe janë nëntë lojtarë të Barcelonës dhe vetëm dy të Chelseat.
Mesfushori N’Golo Kante dhe Eden Hazard janë të vetmit nga Blutë, ndërsa më poshtë keni formacionin e plotë. /Telegrafi/