Telegrafi

Chelsea afër ta emërojë Lampardin si zëvendësues të Sarrit

Frank Lampard (Foto:y Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Chelsea është duke menduar që ta transferojë Frank Lampardin, nëse Maurizio Sarri transferohet në Itali – raporton Daily Mail.

Legjenda e të Kaltërve është duke u shikuar si zëvendësues i trajnerit italian, mirëpo klubi londinez po preferon që ai ta fitojë edhe një vit eksperiencë si trajner.

Italiani është duke u kërkuar me ngulm nga Juventusi, pas largimit të Massimiliano Allegrit, por që është edhe në listën e Romës.

Maurizio Sarri (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Chelsea do të diskutojë me trajnerin italian pas finales së Ligës së Evropës që zhvillohet sot (29 maj) ndaj Arsenalit, në mënyrë që të kontaktojë më pastaj me Lampardin.

Anglezi është aktualisht trajneri Derby Countyt që ditë më parë dështoi të inkuadrohej në Ligën Premier, pasi në finalen e play-offit u mposht nga Aston Villa me rezultat 2-1.

Lexo po ashtu Lampard në bisedime rreth të ardhmes me Derbyn pas interesimit të Chelseat

Chelsea pritet që në fillim të muajit të qershor të vendos rreth të ardhmes së Sarrit, me që rast do të mësohet edhe nëse Lampard do të rikthehet në Stamford Bridge. /Telegrafi/